Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka njoftuar drejtuesit e klubit për largimin e katër futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave spanjolle, ai ka kërkuar që Inaki Pena, Ansu Fati, Oriol Romeu dhe Pablo Torre të mos përfshihen as në përgatitjet parasezonale dhe të gjejnë skuadra të reja para korrikut, AutoPortali.
Rasti më i komplikuar është ai i Ansu Fati, pasi kostoja e lartë e transferimit po pengon një marrëveshje me Monaco-n, klub që është ndër pak të interesuarit, .
Oriol Romeu, i rikthyer nga huazimi te Girona, nuk i përshtatet stilit të presionit dhe dinamikës që kërkon Flick në mesfushë.
Për momentin nuk ka oferta zyrtare për mesfushorin 33-vjeçar, por klubi po kërkon një destinacion të ri për të.
Inaki Peña mbetet jashtë planeve pas transferimit të Joan Garcia dhe me dy portierët kryesorë, Ter Stegen dhe Szczęsny, në ekip.
Ndërsa Pablo Torre, 22 vjeç, pritet të largohet me huazim te Villarreal, pasi Barcelona dëshiron ta mbajë atë në pronësi dhe ta zhvillojë më tej. /AutoPortali



