Arsenal me ofertë drejt Real Madridit për Rodygo
A

Arsenal me ofertë drejt Real Madridit për Rodygo

Skuadra angleze, Arsenal  ka shprehur interesim të madh për transferimin e yllit te Real Madridit, Rodrygo, transmeton AutoPortali.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi mund të pranojë një ofertë rreth 70 milionë funteve, megjithatë brenda klubit besojnë se vlera reale e Rodrygos është afër 100 milionë funteve.

Arsenali dëshiron ta bëjë lojtarin një nga më të paguarit e skuadrës, duke i ofruar pagë javore mbi 300,000 funte, duke e vendosur në të njëjtin nivel me yjet si William Saliba dhe Bukayo Saka, që po përgatisin kontrata të reja.

Megjithatë, negociatat pritet të zgjasin, pasi Arsenali pret lëvizjet e Real Madridit në merkato.

Aktualisht, Rodrygo mbetet pjesë kyçe e projektit të klubit spanjoll, por ardhja e yjeve të rinj mund ta ndryshojë këtë.

Në anën tjetër, Arsenali synon të forcojë sulmin me një emër të madh, dhe Rodrygo është prioriteti kryesor i tyre./AutoPortali

TË FUNDIT