Distria Krasniqi lidere në Ranglistën Botërore të Xhudos
D

Distria Krasniqi lidere në Ranglistën Botërore të Xhudos

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u renditur e para në botë në kategorinë deri në 52 kilogramë, transmeton AutoPortali.


Sipas renditjes më të fundit të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), Krasniqi ka grumbulluar plot 7,055 pikë, duke lënë pas emra të njohur të sportit dhe duke u konfirmuar si liderja absolute e kësaj kategorie.


Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhur dhe paraqitjeve të jashtëzakonshme që Krasniqi ka shfaqur në garat ndërkombëtare./AutoPortali

TË FUNDIT