Kanë kaluar dy vite që kur kanë filluar punimet për rikonstruksionin e Spotify Camp Nou, por Barcelona ende nuk është rikthyer në shtëpinë e saj.
Mediat e huaja kanë raportuar se nëse punimet shkojnë sipas planeve të fundit, rikthimi pritet të ndodhë në gusht, më herët se afati aktual i shtatorit.
Klubi katalunas synon të zhvillojë Trofeun Joan Gamper më 10 gusht ndaj skuadrës italiane Como, si ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar.
Fillimisht, rikthimi ishte planifikuar për fundin e vitit 2024, por vonesat e shtynë afatin, andaj, Barcelona do të luajë të gjithë sezonin 2024-25 në Montjuïc. /AutoPortali



