“Kulla 2025”, festa e madhe automobilistike
"

“Kulla 2025”, festa e madhe automobilistike

Për garuesit e disiplinës malore në automobilizmin kosovar, Kulla tashmë është shndërruar në një shteg ikonik dhe ndër garat më të dashura.

Duke marrë parasysh se është edhe në kalendarin e FIA CEZ, veç garuesve tanë, tash e disa vjet në Kullë marrin pjesë edhe garues nga vende tjera, ndërsa hungarezi me nënshtetësi kroate, Laszlo Szasz është rregullisht në këtë garë.

Deri të martën në mëngjes, në listën e atyre që kanë aplikuar është dhe një garues nga Bosnja e Hercegovina (Hasan Toplic) dhe Rezart Cangu nga Shqipëria.

Gjithsesi, vëmendja do të përqendrohet te garuesit vendorë, të cilët synojnë të “inkasojnë” pikët e radhës.

“Veteranët” Ernest Daka, Ismail Smani, Selim Tahirsylaj, Bekim Kovaçi e të tjerë, e dinë “përmendësh” këtë shteg tashmë kanë aplikuar për pjesëmarrje.

 

Në “Kulla 2025” do të jetë edhe Gazmend Demolli”, i cili gjithmonë synon fitore, ndërsa Arjeta Rysha vazhdon të jetë e vetmja femër që e sfidon veten, madje me shumë sukses, në disiplinën malore.

Sigurisht edhe garuesit tjerë synojnë rezultate të mira, qoftë në klasat përkatëse, qoftë në plasmanin e përgjithshëm.

 

1

TË FUNDIT