Montoya tregon si zgjidhet problemi te Ferrari
M

Montoya tregon si zgjidhet problemi te Ferrari

Juan Pablo Montoya i dërgon një mesazh të qartë Ferrarit. Për të përmirësuar performancën duhet më pak krenari dhe më shumë dëgjim. Sipas tij, Lewis Hamilton duhet të ketë përparësi në dhënien e udhëzimeve teknike, pasi Charles Leclerc përshtatet më mirë edhe me makina jo të përsosura.

Në prag të Çmimit të Madh të Austrisë 2025, Ferrari po përballet me sfida, duke kërkuar përmirësime jo vetëm teknike, por edhe në bashkëpunimin brenda skuadrës. Hamilton ka kërkuar ndryshime dhe përditësime për makinën, të cilat pritet të vijnë këtë fundjavë.

Montoya thekson se egot duhet të lihen mënjanë për të arritur sukses afatgjatë dhe Hamilton është ai që mund të udhëheqë skuadrën drejt rezultateve më të mira.

 

TË FUNDIT