Manchester United dhe Chelsea shprehin interesim për Ter Stegen
M

Manchester United dhe Chelsea shprehin interesim për Ter Stegen

Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara për transferimin e portierit gjerman Marc-André ter Stegen, pas nënshkrimit të Barcelonës me Joan Garcia për 25 milionë euro, transmeton AutoPortali.

Ky veprim shihet si sinjal për një largim të mundshëm të Ter Stegen nga “Camp Nou”.

United po kërkon zëvendësues për Andre Onanën për shkak të paraqitjeve jo të qëndrueshme, ndërsa Chelsea dëshiron një portier me përvojë për kthimin në Ligën e Kampionëve, pasi nuk janë të kënaqur me Sanchez dhe Jorgensen.

Barcelona është e gatshme ta shesë Ter Stegen për një ofertë të mirë, dhe kalimi në Premier League duket opsioni më i mundshëm për të gjitha palët.

TË FUNDIT