Valtteri Bottas drejt rikthimit në Formula 1
V

Valtteri Bottas drejt rikthimit në Formula 1

Valtteri Bottas pritet të rikthehet në Formula 1 me ekipin e ri të Cadillac, që do të debutojë në kampionat në sezonin 2026. Përfaqësuesit e ekipit amerikan do të marrin pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë, ku do të zhvillojnë takime me disa kandidatë për dy vendet në skuadër.

Ish-piloti i Mercedes dhe Sauber është në krye të listës së dëshirave të Cadillac, ndërsa Sergio Perez dhe Felipe Drugovich janë gjithashtu në garë për një vend. Bottas së fundmi ka ngacmuar publikun me një video simbolike në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se mund të jetë pranë një marrëveshjeje me Cadillac.

Ekipi pritet të nënshkruajë me pilotin e parë brenda pak javësh, ndërsa vendimi për të dytin mund të vonojë deri në shtator.

TË FUNDIT