Bagnaia i zhgënjyer pas garës në Mugello
B

Bagnaia i zhgënjyer pas garës në Mugello

Pas një gare (në Mugello) ku gjithçka nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, piloti italian Francesco Bagnaia, nuk arriti të përfundonte në podium. Ai deklaroi se kishte një fillim të fortë dhe të sigurt, por problemet nisën sapo goma e përparme filloi të humbiste performancën.

“Bëra gjashtë xhiro ku gjithçka shkonte mirë, por sapo goma e përparme filloi të konsumohej, gjithçka ndryshoi. Provova gjithçka, isha më i shpejtë se Alex (Marquez), por nuk arrita t’i afrohesha. U afrova deri në katër të dhjetat e sekondës, por më pas u tërhoqa,  goma nuk më mbante më”, deklaroi ai.

I zhgënjyer dhe emocional pas garës, italiani pranoi se ndonëse e ndjen veten të aftë për të fituar gara, nuk është ende në formën e duhur për të luftuar për vendet e para.

“E njëjta histori si gjithmonë. Në fillim ndihesha i sigurt dhe me vetëbesim, por më vonë rrezikoja edhe një rrëzim. Jam shumë i zemëruar dhe i zhgënjyer, sepse e di çfarë jam në gjendje të bëj. E di që mund të fitoj, por nuk jam aty ku duhet për të konkurruar në nivelin më të lartë. Më vjen keq…”, shtoi Bagnaia.

TË FUNDIT