Pogba drejt Monacos? Çështje e kryer
P

Pogba drejt Monacos? Çështje e kryer

Paul Pogba pritet të përfundojë transferimin e tij te Monaco këtë javë, duke u rikthyer në futbollin profesionist pas një pezullimi për shkak të dopingut.

Sipas “BBC Sport”, mesfushori francez është në përfundim të një marrëveshjeje dyvjeçare me klubin nga Ligue 1, ndërsa pritet të mbërrijë nga SHBA për kontrollet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës, transmeton AutoPortali.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Juventus u pezullua fillimisht për katër vjet pasi rezultoi pozitiv për substancën DHEA pas një ndeshjeje me Udinesen në fillim të sezonit 2023-24.

Pas apelimit, dënimi iu reduktua në 18 muaj në tetor 2023. Në mars 2024, Pogba ndërpreu kontratën me Juventusin.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport konfirmoi se ai e kishte konsumuar substancën pa qëllim, ndërsa u theksua se efektet e saj janë të dukshme kryesisht tek femrat.

TË FUNDIT