Fakte interesante për garën e Çmimit të Madh të Austrisë
F

Fakte interesante për garën e Çmimit të Madh të Austrisë

Gara për Çmimin e Madh i Austrisë në Formula 1 pritet të zhvillohet fundjavën e 27–29 qershorit në pistën e njohur Red Bull Ring në Spielberg, duke shënuar kështu garën e 11-të të sezonit 2025 në kalendarin zyrtar të FIA-s.

Kjo garë ka një histori të gjatë dhe të lavdishme në botën e garave automobilistike, me edicionin e këtij viti që do të jetë i 43-ti që nga debutimi i saj më 1964. Pas ndërprerjeve të herëpashershme ndër vite, ajo është rikthyer në kalendar që nga viti 2014 dhe është kthyer në një ndër garat më të ndjekura.

Në aspektin statistikor, Max Verstappen mban rekordin si piloti me më shumë fitore në këtë pistë, duke triumfuar katër herë (2018, 2019, 2021 dhe 2023). Ai pasohet nga legjenda franceze Alain Prost, i cili ka fituar tri herë gjatë viteve 1980.

Fitues të tjerë të rëndësishëm që kanë lënë gjurmë në Spielberg përfshijnë emra si Michael Schumacher, Nico Rosberg, Valtteri Bottas dhe Mika Häkkinen, të gjithë me nga dy fitore në karrierë.

Me formën dominuese të Verstappen dhe makinës Red Bull në vitet e fundit, pritet që gara e këtij viti të jetë një tjetër shfaqje spektakolare në pistën e “shtëpisë” së tij. Tifozët e Formula 1 do të kenë mundësinë të shohin nga afër nëse do të vazhdojë dominimi i holandezit apo do të ketë një emër të ri në listën e fituesve.

TË FUNDIT