Boksieri japonez Jin Sasaki pësoi një nokaut të rëndë në raundin e pestë të përballjes me Brian Norman Jr., në meçin për titullin botëror të WBO-së në kategorinë velter.
Goditja e fuqishme në kokë e la pa ndjenja, ndërsa gjatë rrëzimit ai goditi kokën në dysheme, duke pësuar pasoja serioze, transmeton Auto Portali.
Presidenti i klubit të Sasakit, Issei Nakaya, tha se boksieri ka humbur kujtesën për gjashtë javët e fundit dhe nuk mban mend as që kishte një meç të planifikuar.
Pas meçit, Sasaki u dërgua në spital dhe iu bë një skanim CT, ku fatmirësisht nuk u konstatuan gjakderdhje të brendshme.
Brian Norman Jr Stops Jin Sasaki In Round 5. Norman Jr Now 28-0 (22 KOs). #NormanSasaki pic.twitter.com/OzxhuuCcEO
— WBC Advocate (@BS12OO) June 19, 2025
Megjithatë, ai vazhdon të vuajë nga humbje kujtese dhe është nën mbikëqyrje mjekësore.
Brian Norman Jr. mbetet i pamposhtur me 26 fitore, ndërsa rekordi i Sasakit qëndron në 19 fitore, 2 humbje dhe një barazim.



