Detaje për garën e parë Grand Prix  
D

Detaje për garën e parë Grand Prix  

Në vitin 1906, në Francë u organizua gara e parë ndërkombëtare automobilistike Grand Prix, që shënoi fillimin e një tradite të madhe në botën e garave me makina. Gara u zhvillua pranë qytetit Le Mans dhe morën pjesë vende si Franca, Belgjika, Gjermania, Italia, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Hungaria.

Fitues u shpall hungarezi Ferenc Szisz me makinën Renault, i cili përfundoi garën pas më shumë se 12 orësh dhe rreth 1200 km. Gara ishte sfidë e madhe, pasi rruga ishte e mbuluar me rrëshirë speciale për të zvogëluar pluhurin, që krijoi probleme për vozitësit.

Që atëherë, Grand Prix mbahet çdo vit, përveç periudhave të luftërave dhe pandemive.

TË FUNDIT