Kepa do t’i mbrojë ngjyrat e Arsenalit
K

Kepa do t’i mbrojë ngjyrat e Arsenalit

Arsenali është shumë afër përfundimit të marrëveshjes së dytë në këtë afat kalimtar.

Pas nënshkrimit të Zubimendit, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje edhe me portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, i cili pritet të vijë si portieri i dytë i skuadrës, transmeton AutoPortali.

Klubi londinez ka aktivizuar klauzolën prej 5 milionë eurosh që ishte në kontratën e portierit spanjoll.

Gjatë sezonit të kaluar, Kepa ishte në huazim te Bournemouthi, ku bëri 35 paraqitje dhe arriti të mbajë portën e paprekur në 8 ndeshje.

Kjo transferim pritet të forcojë skuadrën e Arsenalit, duke i dhënë më shumë thellësi pozicionit të portierit.

TË FUNDIT