Perez flet për largimin e tij nga Red Bull
P

Perez flet për largimin e tij nga Red Bull

Ish-piloti i Formula 1, Sergio Perez, ka folur për largimin e tij nga Red Bull në vitin 2024 pas një sezoni zhgënjyes. Ai u zëvendësua fillimisht nga Liam Lawson dhe më pas nga Yuki Tsunoda, të cilët gjithashtu nuk arritën rezultate të mira. Gjithçka u mbështet te Max Verstappen.

I pyetur nëse Red Bull i detyrohet ndjesë, Peres tha:

“Jo. Ky sport është i tillë. Ata krijuan presion që vetë nuk e përballuan. Do të pendohen, dhe kjo tashmë ka nisur. Kam miq atje dhe më vjen keq që dikush mendon se po kënaqem me këtë situatë, nuk është e vërtetë”.;

Ai shtoi se Verstappen e meriton suksesin, duke e quajtur një pilot të jashtëzakonshëm.

Peres komentoi edhe largimin e Adrian Neweyt.

“Kishim një ekip të veçantë. Gjithçka u shpërbë me kohë. Kur Adrian iku, filluan problemet. Nuk ishim si Mercedes me motorë të fuqishëm, por ndërtuam një forcë të madhe”.

 

TË FUNDIT