Mesfushori i Lecces, Ylber Ramadani, është në radarin e klubit saudit Al Ain, raporton “Pianeta Lecce”.
Klubi ka kontaktuar menaxherin e lojtarit dhe pritet të nisin negociatat së shpejti, megjithatë, Ramadani pritet ta refuzojë ofertën prej 1.2 milionë eurosh.
Sipas raportimeve të fundit, ai nuk është i bindur nga ideja e largimit në Arabinë Saudite, pasi kjo mund të nënkuptonte fundin e aventurës me Kombëtaren shqiptare, transmeton AutoPortali.
“Pse Ramadani nuk është i bindur nga oferta e Al Ain. Futbollisti e di mirë se pranimi i ofertës së një klubi që i përket ligës arabe do të ishte si t’i thoshte lamtumirë ekipit kombëtar. Një rreth që Ramadani ndjen se ende dëshiron t’i përkasë, edhe për shkak të faktit se vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje mjaft të konsiderueshme teknike dhe taktike, edhe falë tij. Evropa është ëndrra e çdo futbollisti, të luash në njërën nga këto liga kryesore është një pikë mbërritjeje dhe jo një kalim. Prandaj, edhe humbja e Serie A nuk është një pikë në favor të këtij negocimi. Prandaj, Al Ain do të duhet të jetë edhe më ‘bindës’ sesa një milion e 200 mijë euro që pak a shumë kanë vendosur t’i ofrojnë si pagë”, ka shkruar mediumi italian.
Evropa mbetet synimi i tij kryesor, dhe kalimi në një ligë arabe nuk shihet si përparim, sidomos pas humbjes së statusit në Serie A.
Ramadani ka kontratë me Leccen deri në qershor 2026, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.



