Qendërmbrojtësi danez Andreas Christensen nuk është më në planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, pas një viti të vështirë të shoqëruar me lëndime që e kufizuan në vetëm gjashtë paraqitje.
Klubi katalunas, do të zvogëlojë numrin e lojtarëve në skuadër dhe të ulë buxhetin e pagave, andaj, e sheh Christensen si njërin nga emrat që mund të largohet, transmeton AutoPortali.
Milani është i interesuar seriozisht për të dhe e sheh si një element me përvojë që mund të forcojë prapavijën.
Emra të lojtarëve si Pau Cubarsi dhe Inigo Martinez, si dhe prioritetet e reja të trajnerit Hansi Flick, e kanë lënë Christensen jashtë planeve për të ardhmen.
Megjithëse ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe nuk ka shprehur dëshirë për largim, mungesa e minutave dhe interesi i Milanit mund ta shtyjnë të mendojë një transferim.



