Finalja e Kampionatit Evropian për moshat U21 do të vë përballë dy nga ekipet më të forta dhe më të suksesshme të këtij kompeticioni, Anglinë dhe Gjermaninë, transmeton AutoPortali.
Të dy Kombëtaret kanë bërë një rrugëtim mbresëlënës deri në finale, duke treguar cilësi të lartë në lojë dhe duke konfirmuar reputacionin si fuqi të futbollit evropian për të rinjtë.
Anglia siguroi një vend në finale pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Holandës në gjysmëfinale.
Pavarësisht presionit të madh nga kundërshtarët, dy gola të shpejtë nga ylli i Liverpool-it, Harvey Elliott, bënë diferencën dhe çuan skuadrën drejt suksesit.
Ndërkohë, Gjermania kaloi me alehtësi Francën, duke fituar bindshëm 3-0.
Sulmuesit Weiper, Woltemade dhe Brajan Gruda realizuan nga një gol, duke e dominuar takimin dhe duke treguar efikasitet të lartë në fazën sulmuese.
Ndeshja finale do të zhvillohet të shtunën, në orën 21:00, në stadiumin “Tehelne pole” në Bratislavë të Sllovakisë./AutoPortali/



