Skitarja e njohur zvicerane, Lara Gut-Behrami, ka konfirmuar se do të tërhiqet nga skijimi pas përfundimit të sezonit të ardhshëm. Lajmi u bë i ditur në një intervistë për “Tagesanzeiger”, të publikuar nga “Srf.ch”.
Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 do të jenë gara e saj e fundit, ku do të synojë medaljen e katërt olimpike në karrierë, transmeton AutuoPortali.
Me 48 fitore në Kupën e Botës, Gut-Behrami është një nga sportistet më të suksesshme në historinë e skijimit zviceran.
Pas përfundimit të karrierës, ajo planifikon të zhvendoset në Londër, ku jeton bashkëshorti i saj, Valon Behrami.
Ish-futbollisti është aktualisht drejtor teknik i klubit anglez Watford, pjesë e Championship-it, liga e dytë e futbollit në Angli.



