Më 28 qershor në qytetin e njohur për ngjarjet sportive dhe argëtimet e mëdha në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-317 në artet marciale mikse (MMA), transmeton AutoPortali.
Ky është ngjarja e dytë e madhe e MMA-së brenda këtij muaji, që sjell në kafaz disa përballje të forta
Sipas the Sun, ë total do të zhvillohen 13 duele, por më shumë vëmendje marrin dy sfidat për titujt kampionë.
Në peshën e lehtë, do të përballen Ilia Topuria dhe ish-kampioni Charles Oliveira.
Gjeorgjiani Topuria, i pamposhtur në karrierë me 16 fitore pa asnjë humbje, kalon nga pesha “featherweight” në peshën e lehtë, duke synuar të bëhet kampion në këtë kategori.
Kundër tij do të jetë braziliani Oliveira, një luftëtar me shumë përvojë dhe rekorde të rëndësishme në UFC.
Oliveira mban rekordin për numrin më të madh të dueleve të mbyllura para kohe në UFC (20), dhe gjithashtu ka regjistruar 35 fitore në karrierën e tij në kafaz.
Megjithatë, në katër duelet e fundit ai ka pësuar dy humbje, por mbetet një “arrë” e fortë për kundërshtarët.
Në peshën “flyweight”, kampioni aktual Alexandre Pantoja do të mbrojë titullin e tij kundër neo-zelandezit Kai Kara-France.
Pantoja ka 29 fitore dhe 5 humbje në karrierë, ndërsa Kara-France numëron 25 fitore, 11 humbje dhe një duel pa rezultat.
Programi i dueleve kryesore në UFC-317 përfshin:
Ilia Topuria vs. Charles Oliveira
Alexandre Pantoja vs. Kai Kara-France
Brandon Ruyval vs. Joshua Van
Beneil Dariush vs. Renato Moicano
Payton Talbott vs. Felipe Lima
Eventi pritet të tërheqë shumë vëmendje nga fansat e MMA-së dhe të sjellë luftëra spektakolare në kafaz./AutoPortali/



