Carlos Sainz merr vendimin e papritur
C

Carlos Sainz merr vendimin e papritur

Ish-piloti i njohur spanjoll Carlos Sainz Senior ka tërhequr kandidaturën për postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

Shanset që Mohammed Ben Sulayem të marrë një mandat tjetër si president i FIA-s janë rritur ndjeshëm pas tërheqjes së Carlos nga gara.

Aktualisht Mohammed Ben Sulayem nuk ka kundërshtarë në garën për mandatin e ri.

63-vjeçari mban këtë funksion që nga viti 2021, duke pasuar Jean Todtin, por kohët e fundit është përfshirë në skandale të mëdha me shoferët, të cilët shpeshherë e injorojnë krejtësisht gjatë garave.

Zgjedhja e presidentit të ri të FIA-s do të mbahet më 12 dhjetor në Uzbekistan.

Carlos Sainz Senior është babai i Carlos, pilotit të Williams Racing në Formula 1. Ai ka fituar dy herë kampionatin botëror në Rally dhe katër herë është shpallur kampion në Rally Dakar.

TË FUNDIT