Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se ylli brazilian Endrick është pjesë e pandashme e planeve të tij për të ardhmen e klubit.
Në një deklaratë për mediat, Alonso u shpreh qartë se menxi pret ta ketë në mesin e lojtarëve të tij, transmeton AutoPortali.
“Endrick është padyshim në planet e mia dhe mezi pres ta kem përsëri me ne së shpejti.”
18-vjeçar aktualisht është i angazhuar me përfaqësuesen e Brazilit në kuadër të ndeshjeve ndërkombëtare, kurse ai mbetet një ndër lojtarët premtues tek skuadra spanjolle.
Alonso është i hapur për ta testuar edhe një herë në skuadër, por në rast se nuk arrin ta bindë stafin teknik, mediat spanjolle kanë raportuar se një huazim mbetet një opsion i mundshëm për të fituar më shumë eksperiencë dhe minuta loje.
Endrick pritet të luajë një rol kyç në projektin e ri të Alonsos, i cili mori drejtimin e Real Madridit në verën e vitit 2025.
Megjithatë, pavarësisht pritshmërive të mëdha, situata e Endrick nuk është plotësisht e sigurt.
Sezoni i kaluar te Real Madridi ishte i luhatshëm për të, me momente të mira dhe të dobëta, duke mos arritur gjithmonë të jetë konstant në performancë./ AutoPortali/



