Mesfushori kosovar Bersant Celina pritet të largohet nga klubi suedez AIK gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediave suedeze, drejtuesit e klubit tashmë kanë pranuar disa oferta për reprezentuesin kosovar, pas paraqitjeve të tij pozitive në pjesën e parë të sezonit, transmeton AutoPortali.
Në 13 ndeshjet e para të elitës së futbollit suedez, Celina ka realizuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime, duke u shfaqur si një nga lojtarët kyç tek skuadra suedez.
28-vjeçari ka qenë pjesë e gjigantit anglez Manchester City, ndërsa ka përvojë edhe në kampionatet e Holandës, Francës dhe Turqisë. /AutoPortali/



