Muriqi nuk harron se nga erdhi, viziton klubin e Prizrenit gjatë pushimeve të tij
M

Muriqi nuk harron se nga erdhi, viziton klubin e Prizrenit gjatë pushimeve të tij

Futbollisti, Vedat Muriqi tanimë është në pushime verore, ndërsa nuk harron të vizitoj klubin e tij të parë në karrierën e tij, FC Liria.

Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi të ylli të Mallorca-s, i cili shihet në ambientet e skuadrës së Prizrenit, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Muriqi e viziton ish klubin e tij, shkruan AutoPortali.

Në zyrë e skuadrës, e priti drejtori sportivi i klubit prizrenas, Valon Bytyqi.

Kujtojmë që gjatë një intervistë për faqen zyrtare të skuadrës spanjolle, Muriqi  ka prezantuar edhe fanellën e  FC Lirisë, ku edhe tregoj se skuadra e Prizrenit ishte skuadra e tij  e parë dhe lidhjet e tij me këtë klub janë shumë të mëdha dhe emocionale. /AutoPortali/

TË FUNDIT