Rusell më i shpejti në provat e lira
R

Rusell më i shpejti në provat e lira

Seanca e parë e provave të lira në Çmimin e Madh të Austrisë u mbyll me George Russell në krye, duke regjistruar kohën më të mirë në Red Bull Ring (1:05.542). Pas tij u renditën Max Verstappen dhe Oscar Piastri.

Lewis Hamilton pati probleme me ndërruesin dhe qëndroi gjatë në bokse. Ferrari dhe McLaren testuan risitë aerodinamike, ndërsa debutuan dy pilotë të rinj: Dino Beganovic (Ferrari) dhe Alex Dunne (McLaren), në vend të Leclerc dhe Norris.

Red Bull garoi pa inxhinierin e zakonshëm të Verstappen, Gianpiero Lambiase, i zëvendësuar përkohësisht nga Simone Rennie. Gasly, Bortoleto, Albon dhe Sainz kompletuan top 10.

TË FUNDIT