Jorge Jesus pritet të rikthehet në futbollin saudit, këtë herë në krye të Al Nassr.
Sipas gazetarit të njohur Santi Aouna, tekniku portugez ka arritur marrëveshje me klubin dhe prezantimi i tij zyrtar pritet brenda pak ditësh, transmeton AutoPortali.
Me përvojë të mëparshme në Arabinë Saudite, ku kishte drejtuar rivalët e Al Hilal, Jesus rikthehet me ambicie të reja.
Në krye të Al Nassr, ai do të bashkëpunojë me një nga figurat më të mëdha të futbollit botëror, Cristiano Ronaldon.
Al Nassr me trajner të riA
Al Nassr me trajner të ri



