Ardian Ismajli arrin marrëveshje me skuadrën e re
A

Ardian Ismajli arrin marrëveshje me skuadrën e re

Në Itali duket se nuk ka më dilema, Ardian Ismajli do të vazhdojë karrierën e tij tek skuadra e Torinos.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Nicolo Schira, marrëveshja mes klubit dhe mbrojtësit shqiptar është arritur tashmë, dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, transmeton AutoPortali

Ismajli do të nënshkruaj kontratë trevjeçare me klubin nga Serie A, nga e cila do të përfitojë një pagë vjetore prej 1.1 milionë euro.

Ndërsa tek Empoli, kishte një pagë më të ulët, ku përfitonte rreth 900 mijë euro në sezon. /AutoPortali

TË FUNDIT