Marquez fiton dhe përforcon pozitën e parë
M

Marquez fiton dhe përforcon pozitën e parë

Piloti spanjoll i Ducatit, Marc Marquez, ka fituar në garën e Çmimit të madh të Holandës në MotoGP. Kjo është fitorja e 68-të në karrierë në këtë kategori për Marquez, duke u barazuar me një legjendë si Giacomo Agostini.

Një triumf i merituar i pilotit spanjoll, që mori kreun e renditjes në xhiron e pestë dhe e mbrojti atë deri në fund. Ai arriti t’i përballojë me sukses sulmet e rivalvëve të tij, duke thelluar edhe më tej diferencën në renditjen e përgjithshme.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotë italianë, Marco Bezecchi me Aprilia e Francesco Bagnaia me Ducati tjetër.

Zhgënjeu në këtë garë Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rrëzua në mesin e garës.

TË FUNDIT