Dion Gallapeni është transferuar nga SuperLiga e Kosovës drejt skuadrës së madhe polake, Widzew Lodzi.
Mbrojtësi kosovar ka folur për herë të parë si lojtar i skuadrës polake, ku është shprehur shumë i lumtur për hapin e tij të madh të marrë në karrierën e tij si futbollist profesionit, përcjell AutoPortali.
“Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe jam i lumtur që bëra këtë zgjedhje Widzew është një klub me tradita të shkëlqyera, një numër të madh tifozësh të çmendur dhe një projekt ekipor që është një shan për zhvillim të mëtejshëm” ka thënë Gallapeni.
Dion jest już z nami 👋🏻 pic.twitter.com/RoaQ98ztUR
— Widzew Łódź (@RTS_Widzew_Lodz) June 30, 2025
Gallapeni ishte një lojtar kyç te skuadra e Prishtinës, ku në sezonin e kaluar ishte një ndër lojtarët të mirë tek skuadra e kryeqytetit. /AutoPortali



