Gallapeni falënderon Prishtinën dhe Plisat: Çdo përjetim aty do të jetë i paharruar për mua
G

Gallapeni falënderon Prishtinën dhe Plisat: Çdo përjetim aty do të jetë i paharruar për mua

Dion Gallapeni është zyrtarizuar tek skuadra polake, Widzew Lodoz.

Ish lojtar i Prishtinës, në rrjetet sociale ka bërë postim ku ka falënduar FC Prishtinës dhe tifozët “Plisat”, përcjell AutoPortali.

Gallapeni ka shkruar se ky  transferim i tij tek skuadra polake, është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij në karrierën si futbollist profesionist.

 

Postimi i plotë:

Të dashur tifozë, nga sot po fillon një kapitull i ri në jetën time me ekipin polak Widzew Lodoz, jam shumë i lumtur që i jam bashkuar këtij klubit të madhë me të cilët pres suksese të mëdha. Faleminderit shtyllës e jetës sime, familjen, për gjithçka çfarë ka bërë për mua.

Falenderoj përzemërsisht klubin ku u zhvillova, FC Prishtina, për gjithçka çfarë ka bërë për mu, për emocionet e jashtëzakonshme që ndam së bashku, çdo përjetim aty do të jetë i paharruar për mua, ky klub dhe ai qytet do të jetë familja ime e dytë çdo herë. Falenderoj shkollen e futbollit Ëinner për hapat e parë dhe kujdesin ndaj meje.

Nuk gjej fjalë si të falenderoj njeriun që ka bërë gjithçka për mu, njeriun që ka sakrifikuar gjithçka nga vetja që të jem unë, ky që jam sot, Kadri Cikaqi është rrugëtari i karrierës sime dhe njeriu që pa të asgjë nuk do të ishe e mundur.

Ju premtoj që ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tim, besoj dhe shpresoj në suksese të mëdha si me ekipen e re po ashtu edhe me ekipin kombëtar.

Falenderues përjetësisht të gjitha atyre që më kan mbështetur dhe kanë bërë gjithçka për mua.

TË FUNDIT