Ismajli me mesazh falënderimi për Empoli-n
I

Ismajli me mesazh falënderimi për Empoli-n

Pas përfundimit të kontratës me klubin italian Empoli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, është zyrtarisht një lojtar i lirë.

Largimi i tij shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij, i cili zgjati plot katër sezone në Serie A, përcjell AutoPortali.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, Ismajli ka ndarë mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e kanë shoqëruar gjatë kësaj kohe, duke filluar nga drejtuesit e klubit, te bashkëlojtarët dhe tifozët e Empolit.

“Të dashur njerëz të Empolit, pas katër vitesh udhëtimi im përfundon këtu. Që nga dita e parë jam ndjerë si në shtëpi. Kam pasur mundësinë të rritem jo vetëm si futbollist, por edhe si person,” shkruan ai.

Ismajli falënderoi në mënyrë të veçantë presidentin e klubit Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, stafin drejtues, të gjithë punonjësit, tifozët besnikë dhe shokët e skuadrës.

Ai theksoi se kjo nuk është një lamtumirë përfundimtare, por më shumë një përshëndetje e ngrohtë për një klub që i ka dhënë shumë në këto vite.

Kujtojmë se Ardian Ismajli u transferua te Empoli në vitin 2021 dhe ka qenë një element i rëndësishëm në repartin defensiv të skuadrës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në arritjet e klubit në elitën e futbollit italian.

Me statusin e lojtarit të lirë, mbrojtësi 27-vjeçar pritet të zgjedhë me kujdes hapin e radhës në karrierën e tij, ndërsa mbetet një pjesë kyçe edhe e kombëtares shqiptare në përgatitjet për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

TË FUNDIT