Yamal me kërkesa interesante ndaj Flick
Y

Yamal me kërkesa interesante ndaj Flick

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, shkëlqeu edhe një sezon tjetër me ekipin katalanas, duke qenë ‘motori’ kryesor në fitimin e La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin atij fanellën me numër 10, një përgjegjësi e madhe që Yamal duket se është gati ta marrë mbi supe.

Sipas mediave spanjolle, lojtari ndërkombëtar i ka kërkuar trajnerit Hans-Dieter Flick që të jetë ekzekutuesi kryesor i penalltive dhe goditjeve të lira sezonin e ardhshëm, transmeton AutoPortali.

Adoleshenti ka një gjuajtje të shkëlqyer, siç dëshmohet nga 18 golat që shënoi në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/2025.

Megjithatë, arma më e fortë e Yamal mbeten pasimet e tij, me 25 asiste gjatë sezonit të kaluar.

Nëse Flick do t’i plotësojë dëshirën yllit të tij të ri, mbetet të shihet në fillim të sezonit të ardhshëm, kur Barcelona do të ketë nevojë të shfrytëzojë maksimalisht goditjet e lira dhe penalltitë.

TË FUNDIT