Nesër fillon Kampionati Evropian U16 i volejbollit – organizohet në Prishtinë e Tiranë
N

Nesër fillon Kampionati Evropian U16 i volejbollit – organizohet në Prishtinë e Tiranë

Federatat e Volejbollit të Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë nga 2 deri më 13 korrik 2025 Kampionatin Evropian U16 për vajza, që do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe në Tiranë, përcjell AutoPortali.

Ky është një nga evenimentet më të mëdha sportive në historinë e Kosovës.

Kosova e nis garën kundër Malit të Zi, nesër në orën 20:00, përballje që pritet të tërheqë shumë shikues. Ekipin e vajzave e vizitoi edhe zëvendësministrja në detyrë, Daulina Osmani.

Në Grupin B, Kosova luan kundër Kroacisë, Çekisë, Greqisë, Hungarisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Turqisë. Ndërsa Shqipëria është në Grupin A me Bullgarinë, Francën, Italinë, Lituaninë, Poloninë, Spanjën dhe Ukrainën.

Kosova dhe Shqipëria zhvilluan dy ndeshje miqësore dhe vizituan memorialin “Adem Jashari” para fillimit të turneut.

TË FUNDIT