Arsenali ka konfirmuar transferimin e portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga nga Chelsea, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 8 milionë eurosh në kontratën e tij me “Bluve”.
Kepa, që iu bashkua Chelsea-s në vitin 2018 si portieri më i shtrenjtë në histori, fitoi gjatë periudhës së tij në klub katër trofe të mëdhenj, përfshirë edhe titullin e Ligës së Kampionëve në sezonin 2020/21, përcjell AutoPortali.
Welcome to The Arsenal, Kepa Arrizabalaga ❤️
— Arsenal (@Arsenal) July 1, 2025
Megjithatë, ai rrallëherë ishte titullar i padiskutueshëm.
Në Arsenal, portieri 29-vjeçar pritet të rivalizojë me David Rayan për vendin e titullarit, duke i ofruar trajnerit Mikel Arteta më shumë mundësi në portë.
Përvoja dhe cilësia e Kepas konsiderohen një shtesë e rëndësishme për skuadrën, që sapo përforcoi edhe me Martin Zubimendin.



