Kampionat e Champions League, Paris Saint-Germain, kanë shprehur interesim për yllin e skuadrës së Real Madridit, Rodrygo.
Braziliani ka mësuar tashmë se skuadra spanjolle nuk e sheh në planet e tij, ndërsa interesim për shërbimet e tij nga klubet e mëdha evropiane janë të mëdha, transmeton AutoPortali.
Sipas mediave franceze, Luis Enrique, ua ka bërë të ditur krerëve të PSG-së se dëhsira e tij për këtë afat kalimtar veror është pikërisht 24-vjeçari brazilian.
Rodrygo thuhet se është i gatshëm të largohet nga “Los Blancos” për të pasur më shumë minuta në fushë, pasi synon të jetë titullar i padiskutueshëm në Kupën e Botës 2026 me Brazilin.
Parisi e sheh brazilianin si një opsion I mirë për të përmbushur repartin e sulmit.
Real Madridi ka bërë të ditur se shuma e kartonit të Rodrygo-s është 80 milionë euro, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Mirëpo kjo gjë nuk duket se është një problem për skuadrat e mëdha evropiane, pasiqë për të anë shprehur interesim edhe Arsenal, Manchester United si dhe Neëcastle United. /AutoPortali/



