Tare “harron” Xhakën, Milan me ofertë të re për Ardon Jasharin
T

Tare “harron” Xhakën, Milan me ofertë të re për Ardon Jasharin

Drejtori i ri sportiv i AC Milanit, Igli Tare, nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ai e do me çdo kusht transferimi ne ylli zviceran me prejardhje shqitpare, Ardon Jashari,

Skuadra italiane, kishte dërguar një ofertë tek Cliub Burgge me vlerë prej 30 milionë euro, mirëpo është refuzuar.

Sipas mediave italiane, tanimë milan ka përgatitur një ofertë tjetër, me vlerën prej 38 milionë euro, transmeton AutoPortali.

Mirëpo në garë për kartonin e Jasharit, janë edhe skuadra tera të mëdha si Borussia Dortmund, Manchester United, Manchester City, Paris Siant-Germain, dhe Bayer Leverkusen.

Skuadra bele, zyrtarisht ka kërkuar 40 milionë euro për shërbimet e zviceranit, ndërsa e ardhmja e tij ende mbetet e pa kjartë, ndërsa vlera e tij sipas Transfermakrt është 32 milionë euro.

Në sezonin 2024/25, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut i ka zhvilluar 52 ndeshje dhe i ka shënuar 4 gola dhe i ka bërë 6 asistime me ekipin belg.

Jashari ka vetëm 22 vjet, ndërsa llogaritet të jetë një yll në ardhje në futbollin evropian. /AutoPortali.

TË FUNDIT