Marco Asensio është larguar nga planet e trajnerit Luis Enrique te Paris Saint-Germain, duke hapur rrugën për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.
Sulmuesi spanjoll, i cili nuk ka gjetur hapësirën e duhur në skuadrën franceze, ka zgjuar interesin e Fenerbahçes, që nën drejtimin e Jose Mourinhos synon të forcojë repartin ofensiv dhe të rindërtoj ambiciet e klubit në Superligën turke dhe në garat evropiane.
Asensio i cili nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm gjatë sezonit të fundit, është një prej lojtarëe të cilët pritet të largohet nga skuadra franceze.
Mediat turke kanë raportuar se Fenerbahçe po i afrohet me seriozitet futbollistit, duke i ofruar një rol kyç në formacion dhe mundësinë për të rikthyer karrierën në nivele të larta.
Mourinho i njohur për aftësinë e tij për të motivuar dhe ringjallur lojtarë të mëdhenj, është një faktor tërheqës për Asension.
Lojtari pritet të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij në ditët në vijim, ndërsa negociatat mes palëve vazhdojnë intensivisht.
Ky transferim mund të shënojë një kapitull të ri në karrierën e 27-vjeçarit, i cili kërkon më shumë minuta dhe një projekt ambicioz për sezonin e ardhshëm. /AutoPortali



