Vasseur heq dilemën rreth raportit të tij me Ferrarin
V

Vasseur heq dilemën rreth raportit të tij me Ferrarin

Frederic Vasseur e ka konfirmuar praninë e tij në Silverstone me Ferrarin për Çmimin e Madh të Britanisë 2025.

Pasi u largua herët nga Austria për arsye personale, Vasseur është gati të rikthehet rregullisht në muret e bokseve të Scuderia Ferrari për Çmimin e Madh të Britanisë 2025, gara e dymbëdhjetë e sezonit të Formula 1 që do të zhvillohet këtë fundjavë në Silverstone.

 

“Pas Austrisë kalojmë në Silverstone, një pistë shumë ndryshe dhe një nga klasiket e mëdha të kalendarit,” e nisi fjalën drejtuesi i ekipit. “Përmirësimet e sjella në SF-25 në Spielberg patën sigurisht një rol në rezultatin e mirë të së dielës së kaluar dhe duam ta shfrytëzojmë këtë vrull pozitiv edhe për garën që na pret. Pamë sa e rëndësishme është të kujdesemi për çdo aspekt të fundjavës për të arritur një paraqitje të fortë dhe, si gjithmonë, do të fokusohemi te vetja me qëllimin për të zhvilluar një fundjavë tjetër të pastër. Kjo është gara e shtëpisë për Lewis dhe ai do të jetë veçanërisht i motivuar të bëjë mirë, edhe falë mbështetjes së madhe që merr gjithmonë këtu. Nuk shoh dot momentin të jem në pistë me gjithë skuadrën: atmosfera në Silverstone është gjithmonë e veçantë”, përfundoi Vasseur, duke konfirmuar kështu rikthimin e tij.

TË FUNDIT