Kampionati Evropian i femrave fillon sonte
K

Kampionati Evropian i femrave fillon sonte

Sonte në shtetin e Zvicrës do të fillojë Kampionati Evropian për femra në futboll i cili do të zhvillohet deri më 27 korrik.

Dy ndeshjet e para që do të luhen sot, ku ndeshja e parë do të zhvillohet në  ora 18:00, ku takimi hapës do të jetë mes Islandës dhe Finlandës, ndërsa në ora 21:00 Zivcra do të ketë përballë Norvegjinë.

Sipas BBC, ky kampionat ka interesim të madh, ku janë shitur plotë 570 mijë bileta për ta përcjellë, transmeton AutoPortali.

 

Skuadrat pjesëmarrëse:

Grupi A: Zvicra (vendi organizator), Norvegjia, Islanda, Finlanda

Grupi B: Spanja, Portugalia, Belgjika, Italia

Grupi C: Gjermania, Polonia, Danimarka, Suedia

Grupi D: Franca, Anglia (fitueset në fuqi), Uellsi, Holanda

TË FUNDIT