Deandre Ayton ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Los Angeles Lakers, pas largimit nga Portland Trail Blazers.
Sipas Shams Charania, Ayton do të fitojë 8.1 milionë dollarë nga Lakers sezonin e ardhshëm, ndërsa do të vazhdojë të marrë edhe 25.6 milionë dollarë nga kontrata me Portlandin, për një total rreth 34 milionë dollarë.
Ky transferim vjen pas largimit të Anthony Davis drejt Dallas Mavericks, ndërsa Ayton pritet të zërë vendin e titullarit në qendër dhe të ribashkohet me Luka Dončić, me të cilin ka një histori të përbashkët nga Drafti i NBA-së 2018.
BREAKING: Deandre Ayton has agreed to sign with the Los Angeles Lakers, sources tell ESPN. Between Portland and L.A., Ayton will earn $34 million next season. Agents Nima Namakian of Innovate Sports and Bill Duffy of WME Sports reached the deal with Lakers president Rob Pelinka. pic.twitter.com/FUeNAkN19K
— Shams Charania (@ShamsCharania) July 2, 2025
Gjatë karrierës së tij, Ayton ka mesatarisht 16.4 pikë dhe 10.5 kërcime për ndeshje, me 59% saktësi nga fusha. Ai është i vetmi lojtar pas Dwight Howard që ka realizuar të paktën 10 pikë dhe 10 kërcime në secilin prej shtatë sezoneve të para në NBA.
Ky veprim shihet si përgjigje e Lakers ndaj përforcimeve të Denver Nuggets, duke paralajmëruar një sezon të fortë për titullin.




