Luis Suarez do të largohet nga Inter Miami pas përfundimit të këtij sezoni, raporton “AS”.
Sulmuesi uruguaian synon të mbyllë karrierën me një titull të MLS, transmeton AutoPortali.
Që nga ardhja në dhjetor 2023, Suarez ka qenë vendimtar për skuadrën, duke ndihmuar në fitimin e kampionatit të sezonit të rregullt dhe duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit me 34 gola.
Në karrierën e tij, ai ka zhvilluar 863 ndeshje dhe ka realizuar 523 gola.



