“Ku ka tym, ka edhe zjarr,” u përgjigj Zak Brown pyetjes për kalimin e Max Verstappen te Mercedes. Kreu i McLaren pranon se nuk do të ishte i befasuar nëse kampioni pas një dekade të plotë largohet nga Red Bull dhe i bashkohet një prej perandorive më të mëdha në Formula 1.
Brown thotë se “fakti që të gjithë flasin për këtë, por askush nuk e konfirmon, tregon se palët po negociojnë”. Më shumë a më pak, të gjithë që lidhen me botën e F1 ndajnë këtë mendim. Po ashtu, Ralf Schumacher beson se marrëveshja është e përfunduar.
Sigurisht, gjithçka do të bëhet e qartë në muajt në vijim, sepse transferimi i Maxit do të shkaktojë një efekt domino. Shtatë pilotë do të jenë pa kontrata në fund të vitit 2025: Ata janë Russell (Mercedes), Räikkönen (Mercedes), Yuki Tsunoda (Red Bull), Liam Lawson (Racing Bulls), Isack Hadjar (Racing Bulls), Franco Colapinto (Alpine) dhe Jack Doohan (Alpine). Red Bull është në më shumë problem sepse Christian Horner nuk mund të lejojë që në 2026 të hyjë me Tsunodën ose Hadjarin si pilot të parë.




