Liam Lawson shkon në garën në Silverstone me moral të lartë pas performancës së shkëlqyer në Austri, ku bëri një hap të rëndësishëm përpara në sezonin e tij të parë të plotë në Formula 1 me Racing Bulls.
“Po mësoj shumë garë pas gare. Në Austri gjithçka shkoi në momentin e duhur dhe kjo më jep shumë besim”, tha Lawson, duke shtuar se në F1 çdo përmirësim është shumë i vështirë dhe kërkon punë të madhe.
Pilotit nga Zelanda e Re i ka ndihmuar puna intensive në simulator dhe bashkëpunimi me inxhinierët për të qenë gati në pistën e re të Silverstonit. Ai nuk ndjen presion nga kampioni Fernando Alonso, por e sheh këtë si motivim shtesë.
Sfida e tij tani është të ruajë vazhdimësinë dhe të ndërtojë mbi suksesin e Austrisën (u rendit i gjashti) për pjesën tjetër të sezonit.



