Verstappen tregon ku dëshiron ta përfundojë karrierën
V

Verstappen tregon ku dëshiron ta përfundojë karrierën

Max Verstappen ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë karrierën në Formula 1 te Red Bull, pavarësisht spekulimeve për një kalim të mundshëm te Mercedes.

Zërat për një lëvizje të tij u shtuan pas deklaratës së George Russell, i cili la të kuptohej se negociatat e tij me Mercedes ndikohen nga përpjekjet e skuadrës për të afruar holandezin. Edhe drejtori Toto Wolff e ka konfirmuar interesimin për Verstappenin.

Megjithatë, Verstappen theksoi në konferencën për shtyp në Silverstone se nuk dëshiron të nxisë spekulime. “Gjithmonë kam thënë se do të ishte ideale të përfundoja karrierën në një ekip të vetëm, dhe Red Bull është ajo që duam të realizojmë”, tha ai.

Edhe pse Red Bull nuk po dominon si në sezonet e kaluara, ai mbetet i përkushtuar: “Ky sezon mund të mos jetë ideal, por ndonjëherë duhet ta pranosh. Nuk përqendrohem në thashetheme, e di çfarë kam dhe çfarë mund të bëj”.

I pyetur nëse do të donte të provonte makinën më të shpejtë në pistë, Verstappen u shpreh: “Në F1 gjithçka ndryshon shpejt. Edhe nëse sot ndjek makinën më të shpejtë, nesër mund të mos jetë më ajo. Fokusi është të përmirësojmë situatën”.

Gara për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe zhvillohet të dielën në Silverstone, në orën 16:00.

TË FUNDIT