Klubi anglez, Arsenal nuk e ka ndërmend të shesë një yll të skuadrës siç ështe Gabriel Martinelli, mirëpo pas tij janë vënë ekip nga liga arabe të cilët janë në gjendje të shpenzojnë shifra marramendëse.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, skuadra nga liga profesionale Saudite, Al-Nassr është e gatshme t’i shpenzojë plotë 85 milionë euro për kartonin e Martinellit, transmeton AutoPortali.
Shitja e lojtarit Brazilian, do t’i kryente punë të madhe Topçinjëve, pasiqë do të t’i mbushin arkat e tyre në mënyrë që të arrijnë plotësimin e objektivave të tyre.
Mediat britanike kanë raportuar se klubi anglez, ka shprehur interesim për Rodrygo të Real Madridit dhe Anthony Gordon të Newcastle United.
Martinelli ishte një nga lojtarët më aktivë të Arsenalit në sezonin e fundit, duke regjistruar 51 paraqitje, 10 gola dhe 5 asiste në të gjitha garat.
Tanimë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi I skuadrës angleze pas interesimit të skuadrës arabe. /AutoPortali



