Tjetër tragjedi në botën e sportit – motoçiklisti 20-vjeçar humb jetën në pistë
T

Tjetër tragjedi në botën e sportit – motoçiklisti 20-vjeçar humb jetën në pistë

Ish-piloti i Moto2, Borja Gomez, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare.

Skuadra Honda Laglisse ka konfirmuar se piloti i ri spanjoll ka ndërruar jetë në pistë pas një incidenti gjatë sesionit të parë të stërvitjes së lirë në raundin e tretë të Kampionatit Evropian.

I riu nga Murcia pësoi një aksident në pistë, dhe më pas u godit nga një tjetër pilot.

“Me dhimbje të madhe në zemër, me keqardhje njoftojmë se Borja Gomez ka ndërruar jetë në pistën ‘Manj Kur’ pas një aksidenti të rëndë gjatë stërvitjes së parë të lirë të Kampionatit Evropian. Përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm si pilot, do ta kujtojmë Borjan si një person të mrekullueshëm. Mirësia dhe buzëqeshja e tij do të jetojnë përgjithmonë. Do ta mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Në emër të gjithë ekipit Laglisse, duam të shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e tij në këto momente të vështira. Të duam, Borja. Pusho në paqe”, thuhet në deklaratën e ekipit Honda Laglisse.

Gomez mori pjesë në 15 gara të kampionatit Moto2 gjatë viteve 2022 dhe 2023.

Kujtojmë se të enjten, në një aksident trafiku humbi jetën edhe futbollisti Diogo Jota.

TË FUNDIT