Bunjaku me tjetër veturë, “aventurën” e nis në Krujë
B

Bunjaku me tjetër veturë, “aventurën” e nis në Krujë

Besfort Bunjaku është gati për garën e vlefshme për Kampionatin e Kosovës dhe atë të FIA CEZ, “Scanderbeg Trophy”, e cila mbahet në këtë fundjavë në Krujë.

Ai të premten është nisur për Krujë, ku për herë të parë do të garojë me një tjetër veturë.

“Do të garoj me Renault Clio. Vetura është 2000 ccm dhe do të jem në Grupin 5 me Performance Factor. Do jetë gara ime e parë me këtë veturë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka thënë Bunjaku para nisjes për në Krujë.

Anëtari i AK Ferizajt shpreson që sivjet të arrijë rezultate të mira. “Vetura është e përgatitur mirë dhe për ta bërë të tillë janë bërë investime bukur të mëdha. Shpresoj që sivjet të kem rezultate të mira si në kampionatin vendor, por edhe në disa gara në kuadër të FIA CEZ, në të cilat planifikoj të marr pjesë”, ka shtuar Bunjaku.

“Scanderbeg Trophy” është gara e tretë në disiplinën malore që vlerësohet për Kampionatin e Kosovës pas atyre që u mbajtën në Grashticë dhe Kullë.

TË FUNDIT