Mario Ilievski zyrtarisht pjesë e FC Prishtinës, forcon repartin ofensiv
M

Mario Ilievski zyrtarisht pjesë e FC Prishtinës, forcon repartin ofensiv

Klubi i Prishtinës në futboll ka njoftuar për transferimin e sulmuesit të talentuar Mario Ilievski.

“Ilievski ka treguar potencial të madh si sulmues, duke lënë gjurmë në klubet e Bullgarisë dhe Hungarisë, si dhe në përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut. Me energjinë, pasionin dhe dëshirën për të kontribuar, Mario premton të jetë një lojtar kyç në repartin ofensiv të Prishtinës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga kryeqyteti.

“Jam i lumtur për këtë transferim. Prishtina është një klub i madh dhe do të jap maksimumin në çdo ndeshje, duke luftuar për titull dhe për kualifikim në evropë,” deklaroi sulmuesi i ri për faqen zyrtare të klubit, përcjell AutoPortali.

Klubi shpreson që eksperienca dhe cilësitë e Ilievskit do t’i japin forcë dhe frymë ekipit në garat që kanë përpara.

TË FUNDIT