Piloti i Mercedesit, George Rusell, është shprehur i bindur se do të vazhdojë me skuadrën gjermane, pavarësisht zërave se Max Verstappen mund të bashkohet me Mercedesin vitin e ardhshëm.
“Jam i lumtur të jem shok skuadre me këdo. Ka shumë zëra, por për mua nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Dua të vazhdoj me Mercedesin”, tha Rusell në konferencën për shtyp në Silverston, para garës për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.
Ai shtoi se Toto Wolff gjithmonë ka mbajtur fjalën ndaj tij dhe se është i fokusuar te skuadra aktuale. “Ka pasur interes nga skuadra të tjera, por jam besnik ndaj Mercedesit. Mendoj se mundësia që të mos jem këtu vitin tjetër është shumë e vogël”.
Rasel u përfol si kandidat për t’u larguar në rast të ardhjes së Verstappenit, por duket se Mercedes mund t’i mbajë të dy pilotët në ekip.



