Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Drita do të përballet me Differdange në kualifikimet e Champions League.
Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA, tanimë ka caktuar gjyqtarët e kësaj ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 20:00, shkruan AutoPortali.
Zorbay Küçük nga Turqia është gjyqtari kryesor, ndërsa gjyqtarët anësor do të jenë Deniz Caner Özaral dhe Furkan Ürün.
Kurse gjyqtar I katër është Cihan Aydın, dhe në VAR janë Onur Özütoprak dhe Erkan Engin. /AutoPortali



